--> Anëtarësohu në shoqatën tonë <--

Shoqata Autokton ry është një organizatë jo-fitimprurëse që punon me përkushtim për të mbështetur komunitetin shqiptar në Finlandë. Ne promovojmë përfshirjen, barazinë, edukimin, ruajtjen e kulturës dhe krijimin e mundësive për të gjithë pa përjashtim.

Ne besojmë në forcën e komunitetit dhe në atë që ndërtojmë së bashku.


Mbështetja juaj vullnetare na ndihmon të:

  • Organizojmë aktivitete falas për fëmijë, të rinj dhe familje

  • Fuqizojmë gratë dhe përkrahim pjesëmarrjen e tyre në shoqëri

  • Ruajmë dhe promovojmë gjuhën dhe kulturën shqiptare

  • Ndihmojmë të rinjtë që jetojnë mes dy kulturave

  • Mbështesim integrimin e të sapoardhurve në Finlandë


Si mund të na mbështesni?

Çdo ndihmë, e madhe apo e vogël, ka vlerë të jashtëzakonshme për ne.
Ju mund të:

  • Dhuroni vullnetarisht sipas mundësisë suaj

  • Ndani këtë faqe me të tjerët që ndajnë të njëjtat vlera

  • Përfshiheni si vullnetar në aktivitetet tona


Të dhënat për dhurim:
IBAN: FI06 1544 3000  3373 65
Mesazhi: “Dhuroj për Autokton ry”

Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

EN